“E njoh mirë Tom Doshin”, Majko: Të vërtetat janë policore, unë jam politikan

Më të fundit


Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan.


“Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë. Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të tilla raste, të vërtetat janë policore. Unë jam politikan.”, tha Majko.




Skip to toolbar