Një aksident, i cili mund të rezultonte tragjik, ku një makinë është përplasur me një minibus, ka shkaktuar plagosjen e tre personave, por fatmirësisht autobusi i dalë nga rruga nga shpëtuar pa rrokullsije, pasi është ndalur në një pemë.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në afërsi të Urës së Topojanit në Shupenzë të Bulqizës. Sipas policisë, shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” është përplasur me një automjet autobus, me drejtues B. Xh. “Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dh ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se nga përplasja autobusi ka dalë nga rruga e ngushtë, që i karakterizon këto zona, duke rrezikuar të batohet nga kodra. Fatmirësisht autobusi ka ndaluar në një pemë, jo shumë larg rrugës dhe menjëherë është bërë e mundur nxjerrja e personave që ndodheshin brenda tij.