Policia ka arrestuar një 60-vjeçar banues në Shkopet të Kurbinit të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri me fishekë. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas raportimeve që kanë ardhur nga banorët e zonës të cilët denoncuan 60-vjeçarin duke thënë se ai ishte përbënte rrezik për komunitetin.
Pas kontrollit në banesën e tij, policia ka arrestuar 60-vjeçarin me inicialet M.N. 60 vjeç, banues në Shkopet Kurbin, si dhe iu sekuestrua arma e zjarrit. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje”.