E vranë me thikë dhe e hodhën në kanal. Policia arreston dy vrasësit e 23 vjeçarit

AKTUALITET


Vrasësit e 23-vjeçarit Florian Selimi janë dy bashkëfshatarë nga fshati Sulaj i Fierit dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ka mjaftuar një sherr mes të rinjve që 23-vjeçari të vritet në mënyrë brutale dhe trupi i tij të hidhet në kanal. Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vrasësit, S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në të njejtin fshat.

“Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”,-  njofton policia.

Që të dy personat e arrestuar do të përballen në gjyq me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Skip to toolbar