Eksperti i PD: Kthimi i spitaleve në vatra infeksioni të COVID-19, dështim i menaxhimit të institucioneve të shëndetësisë

AKTUALITET


Anëtari i Grupit të Ekspertëve të PD për Koronavirusin, Gazment Koduzi deklaron se kthimi i spitaleve në vatra infeksioni është dështim i menaxhimit të institucioneve të shëndetësisë.

Duke folur për situatën në vend nga COVID-19 dhe shtimin e rasteve të të infektuarve Koduzi tha se duhet depistim i pacientëve që shkojnë në spital dhe i gjithë mjekëve. Sipas tij, Shqipëria ka bërë 3-4 herë deri në 5 herë më pak testime se vendet e tjera. 

“Të dhënat tona janë të dhënat që raporton vetë MSH. Tek ORL fillimisht është kapur kryeinfermierja e sallës dhe një infermier i sallës sot i është vënë kyçi. Ata që duhet të shërbejnë po kthehen në burim të sëmundjes.
Kthimi i spitalit në vatra infeksioni tregon dështimin. Ka një protokoll të caktuar. Ne në Shqipëri nuk mund të bëjmë protokollet tona duhet t’i marrim nga vendet e tjera. Depistimi i pacientëve që shkojnë në spital. Bëhet depistimi i gjithë mjekëve dhe masat personale mbrojtëse. Janë hapa shumë të thjeshtë. Ne kemi thënë që Shqipëria po bën shumë pak. Ne kemi bërë 3-4 herë deri në 5 herë më pak testime se vendet e tjera. Testimi është dhe mjet parandalimi.


Kthimi i spitaleve në vatra infeksioni është dështim i menaxhimit të institucioneve të shëndetësisë”, deklaroi Koduzi.



Skip to toolbar