Skënder Brataj e konfirmon: Shkak kryesor për vdekjen e Nehat Kullës ishte koronavirusi

AKTUALITET


Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Në lidhje me humbjen e jetës të Nehat Kullës gjatë ditës së sotme, Brataj deklaroi se shkak për vdekjen e tij ka qenë pikërisht koronavirusi.


Skënder Brataj: Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes.

Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.

Gazmend Koduzi: Nëse dikush vdes tek Spitali Infektiv, se personi ka vdekur nga koronavirusi.

Skënder Brataj: Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.

Gazmend Koduzi: Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, kurse sot në mëngjes organizmi i tij ka qenë me probleme të shtuara.




Skip to toolbar