Ekzekutimi i 35-vjeçarit, hasmëria pista kryesore e hetimit

AKTUALITET


Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 35-vjeçarit, Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm në qytetin e Peqinit.

 I riu ka qenë në hasmëri, pasi i vëllai i tij, Leonard Bashaliu ka vrarë një person 6 muaj më parë dhe ai është duke vuajtur dënimin në burg.

Leonard Bashaliu ekzekutoi në qershor të këtij viti, bashkëfshatarin e tij, 44-vjeçarin Ylber Xhahysën. Bashaliu u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor në orët e para të mëngjesit. Pas një konflikti verbal, Leonard Bashalliu qëlloi me pistioletë në drejtim të Ylber Xhahysës, duke e lënë fillimisht të plagosur. Ai u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mësohet se mes Leonard Bashalliut dhe Ylber Xhahysës ka pasur një konflikt të hershëm që e ka zanafillën 5 vite më parë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi ky i fundit e kishte goditur me grusht dhe i kishte gërvishtur makinën.

Po ashtu Leonard Bashaliun mësohet se gjatë dëshmisë së tij ka theksuar se Ylber Xhahysa hiqej si i “forti” i fshatit. Pikërisht ngjarja ku është përfshirë Leonard Bashaliu, ka drejtuar hetimet e policisë për ekzekutimin e të vëllait të tij, Albi Bashaliu mëngjesin e sotëm (27 dhjetor 2021).

Sipas policisë, ky i fundit është vrarë teksa ecte në rrugët e fshatit Gjocaj në Peqin. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar