Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Pjerin Xhuvani

AKTUALITET


Vritet një person në lagjjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para, mësohet se personi që është vrarë me armë zjarri është Pjerin Xhuvani.

Viktima rezulton një emër i njohur në Elbasan, por dhe më gjerë. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, emri i Xhuvanit është përmendur edhe në përplasjet politike të ndodhura në Ditën e Verës.

Nga të shtënat kanë mbetur edhe kater persona të plagosur, përkatësisht një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

Nga të dhënat e para dyshohet se autor i këtij krimi që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin, teksa vjen vetëm katër ditë para zgjedhjeve, është një ish-efektiv i forcave RENEA.



Skip to toolbar