Elbasan, 100 predha lufte dalin nga askundi

Më të fundit


100 predha artilerie janë gjetur në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Operacioni u zhvillua nga efektivët EOD të batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, pas lajmërimit të Prefektit të Elbasanit. Operacioni zgjati rreth 2 orë dhe është ende e paqartë se si predhat përfunduan në atë zonë dhe se kujt periudhe i përkasin.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e saj ka sqaruar se tashmë predhat janë transportuar në poligon ku do të bëhet edhe asgjësimi i tyre.


“Efektivet EOD, te batalionit xhenier te Komandës Mbështetëse ne FA, përfundoi ne kohe rekord, ne me pak se 2 ore, operacionin për zbulimin evidentimin e municioneve ne Nj. administrative, Bradashesh Elbasan. Behet fjale për 100 predha artilerie, te cilat janë transportuar për ne poligonin ku do behet asgjësimi i tyre. Ne operacion asistuan efektive te Policisë se Shtetit. Kërkesa për ndërhyrje u be nga Prefekti I Elbasanit menjëherë pasi predhat u konstatuan në afërsi te lumit.” – shkruan Ministria e Mbrojtjes.




Skip to toolbar