EMRAT/ Goditja e grupit që trafikonte emigrantë, kush janë të arrestuarit

AKTUALITET


Të paktën 26 persona janë arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Operacion ky i zhvilluara në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle, pas një hetimi intensiv 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, realizoi operacionin “NOMADA” për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.

ABC News ka mësuar emrat e te arrestuarve: Shtetasit e arrestuar janë:

1. Bashkim Sula, 2. Njazi Ademaj, 3. Fitim Rama, 4. Ylli Brahimaj,. 5. Gridi Elezi 6. Rrezart Domi,. 7. Osman Luca, 8. Artur Mici. 9. Arsen Caka, 10. Adrian Mema, 11. Maksim Domi, 12. Jugert Gashi, 13. Emiljan Marashi, 14. Roland Islamaj, 15. Behar Rexha, 16. Deila Qama,. 17. Arnold Shahu, 18. Ylli Çaushaj, 19. Eriola Spaho, 20. Murat Gjuniku, 21. Bardhyl Imeri, 22. Bajram Xhaja, 23. Fatmir Stankova 24. Arben Rushiti 25. Leonardo Lama, 26. Xhelil Alla,

Kujtojmë se gjatë operacionit u sekuestruan:

7 automjete; 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve; 25 mijë euro; 20 mijë paund; 10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja; 1 armë gjahu; 10 laptop; 15 kompjuterë e printerë që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN;

sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare; 1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.



Skip to toolbar