EMRI/ ADN-ja në arushin prej pelushi zbulon përdhunuesin shqiptar në Britaninë e Madhe

AKTUALITET


Një përdhunues shqiptar është burgosur për tetë vjet në Angli, pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi.

Sipas policisë Metropolitane, të cilës i referohet Top Channel, viktima, rreth të 50-tave, përdori lodrën e butë për të shtyrë Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç (01.01.1962) gjatë sulmit seksual, dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.


Mustafaj, i cili njihej me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019.

Detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin nga Ekipi i Hetimit Kompleks, tha: “Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin”.

“Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera”, thuhet më tej.

Mustafaj, nga Coupland Place, Greenwich, u deklarua i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor në gjykatën Wood Green Crown. Ai ishte arrestuar më 6 maj 2019 dhe ishte gjykuar fajtor më 29 qershor 2022.




Skip to toolbar