Atentati me armë zjarri ndaj një 28-vjeçari shqiptar, ngjarje që ndodhi në Manta të Italisë në 4 tetor, është zbardhur nga policia.
Shqiptari u godit me armë në gjoks nga një armë e kalibrit të vogël, teksa udhëtonte me automjet për në punë.
Për shkak të plagëve, shqiptari përfundoi me makinë në kanal të thatë, ku u gjet dhe më pas u transportua drejt spitalit Santa Croce në Cuneo, aty ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Atentatori, i cili dyshohet se ka qenë një 29-vjeçar shqiptar, Altin Jakini, ndodhej në një furgon kur qëlloi drejt makinës në Via Stazione.
I riu shqiptar është identifikuar nga kamerat në rrugë. Megjithatë, motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, pasi ende nuk dihet nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.
“Rasti ndaj të dyshuarit është thjesht rrethanor. Klienti im rezervon të drejtën të sqarojë situatën në kohën e duhur, nuk është rastësi që është vënë në dispozicion për t’u paraqitur vullnetarisht në polici”, u shpreh Enrico Gallo, avoakti i të arrestuarit.