EMRI/ Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet 54-vjeçari i shpallur në kërkim në Librazhd

AKTUALITET


Një 54-vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Librazhd, pasi në gjendje të dehur tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.

Shtetasi Kujtim Hoxha është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


“Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Prrenjas, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim Kujtim Hoxha, 54 vjeç, banues në fshatin Kotodesh. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 12.04.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burgim, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, sepse më datë 09.04.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, pasi është konstatuar nga punonjës i Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, i ka ofruar atij 50 euro, për të shmanguar ndëshkimin ligjor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al




Skip to toolbar