EMRI/ Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal

AKTUALITET


Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal është vrarë mëngjesin e së hënës në Tivar. Mediat malazeze raportojnë se i vrarë ka mbetur Edmond Mustafa.  Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën. Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesi është arratisur me motoçikletë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe hetimet po vijojnë.



Skip to toolbar