Eliot Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me 30 qershorin duke kërkuar që procesi të jetë i qetë dhe larg konfrontimeve dhe akteve të dhunës. Në deklaratën e tij, kongresmeni Eliot Engel njeh 30 qershorin dhe bën thirrje që palët politike të ulen të dialogojnë dhe të shmangin bllokimin politik që kanë krijuan përmes dekreteve nul.
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik. Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës. Ky mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit.” – thuhet në deklaratat e kongresmenit amerikan.
Eliot Engel gjithashtu bën thirrje që t’i jepet fund krizave të vazhdueshme politike sa herë që ka zgjedhje, pasi në këtë mënyrë do të minojnë të ardhmen e vendit drejt procese integruese. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut të kombeve demokratike “.- përfundon deklarata
Deklarata vjen pak ore pas një tjetër dekreti të presidentit Meta për zgjedhjet, qe sipas njohësve te kushtetues nuk ndihmon ne uljen e amullisë ligjore ne te cilën ai futi vendin qe kur ç’dekretoi 30 qershorin.
Shtete e Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol kryesor në lidhje me shmangen e krizës politike në vend që nisi që me djegien e mandateve nga opozita duke u vetëpërjashtuar nga zgjedhjet dhe u thellua edhe më tej me dekretin e presidentit Meta me anulimin e 30 qershorit. SHBA ka këmbëngulur fort që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, si një datë e vendosur në respektim të Kushtetutës dhe të gjitha ligjeve të Shqipërisë, gjë që mbështetet edhe nga mazhoranca.