Vlorë, sekuestrohet 1.5 milionë euro pasuri, të ngritura nga pastrimi parave

AKTUALITET


Policia e krimit Ekonomik në Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti kanë bërë të mundur sekuestrimin e disa pasurive, pasi dyshohet se janë blerë nga pastrimi i parave.

Gjatë ditës së enjte, policia ka sekuestruar 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi, anije peshkimi dhe 4 automjete, të gjitha në pronësi të shtetasit me iniciale M.M. Ky shtetas, që prej 2018, ndodhet në procedim penal pro-aktiv, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro. Këto sekuestro janë preventive , ndërsa policia vijon veprimet e tjera procedurale në lidhje me rastin, të kërkuara nga prokuroria e Vlorës.

VlorëSekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim…

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 27. Juni 2019



Skip to toolbar