Erdogan hedh në plehra letrën e Trump

AKTUALITET


Një burim nga presidenca turke ka thënë për BBC se presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka marrë letrën e Presidentit amerikan Donald Trump dhe e ka hedhur në koshin e plehrave.

Në letrën që Trump i dërgonte Erdoganit me 9 tetor i shkruante: “Mos u bëni i vështirë, mos u bëni budalla” por jepini fund sulmeve ndaj kurdëve në Siri.

Siç mësohet nga BBC presidenti Erdogan e ka injoruar kërkesën e Trump, ndërkohë aktualisht në Ankara ndodhet zëvendës presidenti amerikan Mike Pence për gjetjen e një kompromisi.

SHBA-të janë kritikuar ashpër pas tërheqjes së trupava nga zona Kurde në Siri. Kritikët e shohin këtë lëvizje të SHBA-së si dhënia e dritës jeshile për Turqinë që të sulmojë forcat Kurde atje.

Në letrën dërguar Erdogan, Trump shkruante se presidenti turk mund të arrinte një marrëveshje të mirë dhe se ushtarakët kurdë janë gati për kompromis.

 “Unë kam punuar shumë për të zgjidhur disa nga problemet tuaja. Mos e lër botën të shkatërrohet. Ju mund të bëni një marrëveshje të madhe. Historia do t’ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e bëni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore. Do t’ju shikojë përgjithmonë si djall, nëse gjërat e mira nuk ndodhin. Mos u bëni kokëfortë dhe i vështirë. Mos u bëni budalla!”, i shkruante Trump, në letrën që Erdogan e hodhi në koshin e plehrave./realstory.al



Skip to toolbar