Erdogan, kokë më kokë me Putin, kërcënon Trump: Mbaj premtimet, do godas fort

AKTUALITET


Presidenti turk ka kërcënuar të vazhdojë përpara me një operacion të fortë kundër forcave të drejtuara nga kurdët në Siri nëse premtimet e bëra nga SHBA në lidhje me tërheqjen e luftëtarëve kurdë nuk do të përmbushen deri në përfundim të afatit të armëpushimit pesë-ditor.

1.300 luftëtarë nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) nuk janë tërhequr akoma nga zona e sigurtë e kufirit të propozuar nga Ankaraja, sipas kushteve të armëpushimit të arritur nga zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, një javë më herët. Kështu u tha gazetarëve presidenti Erdogan para se të fluturonte për në Rusi ku ka shkuar për të zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir. Bisedimet me të pritet të përqendrohen në madhësinë dhe shtrirjen e zonës së planifikuar si zonë e sigurtë, para se armëpushimi të përfundojë në 10:00 me kohën lokale.

Si rezultat i ofensivës turke, zyrtarët kurd të Sirisë arritën një marrëveshje me Asadin, ish-armikun e tyre, për përforcime ushtarake në zonën kufitare.

Tërheqja e Trump nga Siria, do të thotë se Moska dhe Ankaraja janë shfaqur si dy lojtarët kryesorë të huaj në luftën e gjatë të Sirisë.

Rusia më parë ka kërkuar që Turqia të respektojë integritetin territorial të Sirisë. Putin ka të ngjarë të kërkojë angazhime nga Erdogan gjatë takimit të martën.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është arritja e stabilitetit afatgjatë në Siri dhe në rajon”, tha këshilltari i politikës së jashtme të Presidentit Putin, Yuri Ushakov, përpara bisedimeve të martën. “Ne besojmë se kjo mund të arrihet vetëm duke rivendosur unitetin e Sirisë.”



Skip to toolbar