Erdogan: Kurdët të tërhiqen, ose nisim ofensivën

BOTA


Presidenti turk Erdogan ka kërcënuar se do nisë sërish ofensivën dhe të marrë masat e nevojshme nëse nuk zbatohen marrëveshjet e arritura me SHBA dhe Moskën për largimin e kurdëve.

 “Për ne, nuk ka ndryshime për sa i përket masave të nevojshme që do të duhen të merren deri në nisje të ofensivës, nëse nuk mbahen premtimet e bëra në marrëveshjet e përfunduara me SHBA-në dhe Rusinë”, tha Erdogan.


Sipas marrëveshjeve të bëra me SHBA dhe Rusinë është premtuar se do të bëhet tërheqja e kurdëve më shumë se 30 kilometra larg kufirit turk për të krijuar atë që Erdogan e cilëson si “zonë të sigurt”. SHBA do të siguronte tërheqjen e kurdëve, ndërsa Moska do të lehtësonte kalimin e tyre nga zonat e mbetura të kufirit turk midis lumit Eufrat dhe kufirit irakian.

Ankaraja e ndërpreu ofensivën e nisur ndaj kurdëve një javë më parë pas marrëveshjes për armëpushim të arritur me SHBA-në. Megjithatë ka kërcënuar disa herë me rinisje të saj, nëse kurdët nuk zhvendosen nga kufiri.




Skip to toolbar