Erë e fortë dhe dallgë, shpëtohet pushuesi në Jalë

AKTUALITET


Polumbarët e Forcës Detare kanë shpëtuar jetën një pushuesi 55-vjeçar në Jalë. Të dielën në mesditë, polumbarët shpëtuan nga mbytja 55-vjeçarin me inicialet G.C. nga qyteti i Kukësit.

Për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, ai e ka pasur të pamundur të dilte në breg, duke rrezikuar jetën.

Por ndërhyrja në kohë e mjetit të rojeve të plazhit të Forcës Detare, Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj, i shpëtuan jetën.



Skip to toolbar