Ministri italian i Arsimit, Lorenzo Fioramonti, i Lëvizjes 5 Yjet, ka dhënë dorëheqjen, përmes një letre drejtuar kryeministrit Giuseppe Conte.
Ministri Fioramonti kishte kërkuar fonde të tjera për arsimin, por që nuk ishin miratuar në ligjin e buxhetit për vitin 2020.
Në mes të dhjetorit, në Trieste, Fioramonti u shpreh se “do duheshin 24 miliardë për shkollat, dhe se 3 miliardë që ai kishte siguruar, nuk ishin mjaftueshëm”.
Fioramoni kur ishte pyetur nëse do të jepte dorëheqjen në mungesë të fondeve për ministrinë e tij, ai kishte deklaruar: “Ose unë shfrytëzoj këtë mundësi për të sjellë një ndryshim, ose është vërtetë e kotë të qëndrosh në ministri për të ngrohur kolltukun”.