Euro 2020/ Belgjika vendos rekord, Gjermania kthehet te fitorja

SPORT


Janë luajtur mbrëmjen e të hënës disa nga takimet e radhës për kualifikueset e Euro 2020. Nënkampionët e botës në fuqi, Kroacia, ka barazuar në transfertë ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 1-1 në Grupin E. Pika e marrë në transfertë e mban kombëtaren kroate në vend të parë të këtij grupi, ndërsa mbetet pas Sllovakia dhe Hungaria me nga 9 pikë secila.  Ndërkohë, po në këtë grup, Sllovakia ka mundur me rezultatin 2-1 në transfertë Hungarinë, duke marrë vendin e dytë, por me pikë të barabarta me rivalin e të hënës.

Hollanda ka shkatërruar në transfertë 4-0 Estoninë, duke u ngjitur në vendin e tretë në grupin C, me 3 pikë më pak se Gjermania dhe Irlanda e Veriut, por dhe me një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë, Gjermania fitoi në transfertën e Irlandës së Veriut me rezultatin 2-0, duke marrë kryesimin e grupit C.

Maqedonia e Veriut ka fituar në transfertë ndaj Letonisë me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në vendin e 4 në renditjen e Grupit G. Po në këtë grup, Polonia dhe Austria kanë barzuar 0-0, por pika ka vlejtur shumë për polakët, që mbajnë kryesimin e grupit me 13 pikë. Rusia ka fituar 1-0 në shtëpi ndaj Kazakistanit, duke u ngjitur në vendin e dytë në Grupin I, me 15 pikë, 3 më pak se Belgjika që kryeson grupin. Po në këtë grup, Qipro ka mundur San Marinon në transfertë me rezultatin 4-0, duke marrë vendin e 4 në renditje.

Belgjika ka shkatërruar Skocinë me rezultatin 4-0, duke shkuar në kuotën e 18 pikëve pas 6 ndeshjes në eliminatoret e Euro 2020. I vetmi ekip që deri tani ka marrë pikët e plota duke fituar të gjitha takimet, praktikisht duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën në grupe të Euro 2020. Ndërohë, Sllovenia ka fituar 3-2 ndaj Izraelit në grupin G, duke u ngjitur në vendin e dytë në këtë grup, me 2 pikë më pak se Polonia.



Skip to toolbar