Videoja e artistes Parashqevi Simaku bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi një sërë reagimesh për ikonën e muzikës shqiptare.
Anxhela Faber u shpreh për ‘Real Story’ se trauma që artistja ka kaluar reflektohet në shikim. Sipas Faber, kur ke sfida në karrierë dhe në familje është e vështirë të kuptosh cila vjen nga tjetra.
“Unë kam parë nga videoja e parë deri tek postimet e reja, kam parë përmirësim të paraqitjes fizike dhe në gjendje të kuruar është po aq e bukur sa kur ka qenë e re. Trauma që ka kaluar reflektohet në shikim, reflekton atë frikën, pasigurinë. Nuk e di çfarë ka kaluar gjatë jetës së saj. Kam përshtypjen që nuk e lë dot asnjëherë jetën publike kur ke dhënë një kontribut. Nuk është zgjedhja e saj për tu tërhequr,nuk e bën dot. Ëndrra e saj ishte Hollywood. Kur ke sfida në karrierë dhe në familje është e vështirë të kuptosh cila vjen nga tjetra. Mos ndoshta ka qenë palumturia në jetën private që ka sjell probleme në karrierë? Mund të jetë gjendur përpara një bashkëshorti sulmues. Kjo është gjëja më e trishtë që mund t’i ketë ndodhur. Ana personale mund ti ketë ndikuar në profesionale. Mund të ketë qenë në një presion të madh në ato vite kur ka dashur të rregulloj diçka profesionalisht dhe tërë shoqëria jonë mund ta gjykonte. Ajo ka shkuar me ëndrrën amerikane, gjeti princin u dashurua dhe gjithë kjo gjë të shembet? Nuk është e thjeshtë patjetër.”- u shpreh Faber.
Dasara Karaiskaj, kryeredaktorja e Klan Radio, u shpreh se nuk mund të gjykosh një grua duke mos ditur jetën dhe peripecitë e saj. Sipas saj, ‘ylli’ është ‘yll’ si në skenë ashtu dhe tek stacioni i trenit.
“Si mund të gjykosh një grua dhe të presësh që të jetë mirë por ti nuk e di çfarë pislliqesh mund të ketë ngrënë te stacioni i trenit. Ajo shyqyr që është mirë. Nuk mund të kesh kuriozitet për një person që ka qenë dy vite te stacioni i trenit. Njerëzit janë të ndryshëm. Ka njerëz që karrierën e vendosin mbi gjithçka dhe ka njerëz që nuk janë shumë ambicioz. Njeriu ka disa etapa, në fillim investon në karrierë, kur vjen fëmija ndryshon fokusi dhe prioritetet. Ajo që doja t’i thoja publikut është që mua më duket që shumë nga ata që s’flasin mirë mund të jenë xhelozë që do kthehet se ajo pa botox ishte shumë më mirë se ata me botox. Mendoj që ‘ylli’ është ‘yll’ si në skenë edhe te stacioni i trenit dhe për mua Parashqevi Simaku është një yll që çoje ku të duash, do vdesi si Parashqevi Simaku. “ / abcnews.al