Facebook pritet të lançojë kripto-valutën e saj Libra, që do të jetë edhe mënyra e re e pagesave në rrjetin social. Kjo kripto-valutë e re është mbështetur nga kompanitë e fuqishme financiare si Visa, Mastercard, PayPal, Uber dhe Booking.com, të cilave u është kërkuar një financim prej 10 milionë dollarë secila, në mënyrë që të krijohet dhe zhvillohet sistemi i ri i kësaj valute.
Kjo monedhë e re do të jetë një kundërshtare e Bitcoin, ndërsa The Wall Street Journal e ka konsideruar një mundësi të mirë shfrytëzimi nga Facebook, që ka miliarda përdorues në rrjetin e saj social.
Monedha Libra, që është duke u zhvilluar për më shumë se një vit nga Facebook, synon t’u mundësojë përdoruesve të transferojnë monedhat dixhitale mes njëri-tjetrit dhe të bëjnë blerje online si në Facebook ashtu edhe në internet.