SHBA, Demokratët në “luftë” me Facebook

AKTUALITET


Demokratët në SHBA duket se i kanë “shpallur luftë” Facebook dhe bosit të kësaj kompanie Mark Zuckenberg. Të enjten, Nancy Pelosy e quajti këtë kompani “të turpshme”. Ajo e akuzoi atë si “bashkëpunëtore për mashtrimin e popullit amerikan me para që ‘një zot e di se nga vijnë”. Në një intervistë për New York Times, të botuar të premten, ish-ZëvendësPresidenti Joe Biden gjithashtu foli ashpër për Facebook dhe Zuckenberg.

“Unë kurrë nuk kam qenë një admirues i Facebook”, tha Biden për Times, shkruan CNN. “Unë kurrë nuk kam qenë një mbështetës i Zuckenberg. Unë mendoj se ai është një problem i vërtetë”. CNN raporton gjithashtu se Joe Biden bëri thirrje për revokimin e një ligji që mbron Facebook, duke mos e bërë përgjegjës për atë që publikohet në këtë platformë. Facebook deri tani ka heshtur në përgjigje të kritikave të përsëritura. Kompania nuk pranoi të komentojë komentet e Pelosit.


Po pse këto sulme?

Sipas CNN, gjithçka lidhet me mosinformimin, ndërhyrjen ruse, Cambirdge Analytic apo shkelje të të dhënave, kanë ndikuar të gjitha për rritjen e armiqësisë të demokratëve ndaj Facebook. Tensionet së pari u shfaqën pas zgjedhjeve të vitit 2016, kur, rusët përdorën Facebook si pjesë të një fushate për të minuar kandidaturën e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Klinton. Që nga ajo kohë, Facebook është përballur edhe me një kontroll të madh nga të dy anët e politikës, veçanërisht nga demokratët.




Skip to toolbar