Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me arrestimin e disa pronarëve të sistemit të transportit publik në Tiranë, të cilët kishin falsifikuar biletat e urbanëve, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsidersheshëm financiar. Braçe shprehet se aksioni i qeverisë ‘nuk duhet marrë me të qeshur’, pasi nuk është ‘lojë’. “Paligjshmëria po u merr në qafë. Nuk u kërkon kurrkush asgjë tjetër veç të jeni të ligjshëm, të paguani taksat”, shkruan Braçe.
Nurmi dy i qeverisë, ka treguar sekishte kuptuar skemën e mashtrimit të pronarëve të sistemit urban në kryeqytet që në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishte parë të dhënat e inspektorëve të hetimit tatimor. Sipas Braçes, aty ishte zbuluar se xhiroja e tyre nuk ishte reale.
“Kur pashë të dhënat e inspektorëve të hetimit tatimor Rajoni Qendror, ata zbuluan skemën, kuptova që xhiroja, të ardhurat e tyre, as që ishte reale. Ishte produkt i fallsfikimit, mashtrimit, vjedhjes dhe evazionit. Ishte më e vogël se realisht, thjesht e vetëm prej mashtrimit. Për pasojë, llogaria ekonomike që më bënë sy më sy ishte e rreme. Vijojoj të mendoj se mosdokumentimi i çdo transaksioni të kryer për t`i ikur tatimeve e taksave, për të marrë favore e deri rimbursim, është shkelje e shumfishtë e ligjit, ju merr në qafë”, shkruan Braçe.
Në fund, Erion Braçe shkruan se qeveria nuk kërkon asgjë tjetër veç ligjshmërisë, ndërsa paralajmëron se nuk do të tolerohet askush që gënjen sy më sy. “Ti hysh rrugës së mashtrimit edhe për 40-lekë siç këto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet. Rrini të ligjshëm fitoni atë që ju takon, paguani tatimet për atë që qarkulloni e për atë që fitoni; shiheni, ju kushton shumë më lirë. Ne na duhet veç kjo, të jeni të ligjshëm, të punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhet as prangat për ju. Veç atë që ka përcaktuar ligji. A dhe një gjë, mos gënjeni, mbi të gjitha mos gënjeni duke e parë tjetrin në sy”, përfundon Braçe.