Kanceri i gjirit, shenjat që nuk duhet të neglizhoni


Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste.  Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit, ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar.

Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji, por duhet theksuar se kjo nuk është simptoma e vetme. Ja disa nga simptomat apo shenjat që kjo sëmundje tregon dhe që çdo femër duhet t’i dijë.


Gjëndra në gji– Shfaqja papritur e gjëndrave në gji ose në sqetull, është një sinjal i frikshëm, ndaj bëni mirë që t’i drejtoheni mjekut specialist për të parë nëse bëhet fjalë për tumor apo për gjëndra beninje.

Gjakrrjedhje e pazakontë– Shenjat e lehta të gjakut në një apo të dy thithkat e gjoksit është një sinjal alarmues.

Ndryshimi i lëkurës së gjoksit– Kur tumori nis të përparojë, lëkura që mbulon gjirin nis të ndryshojë, duke u bërë më e kuqe dhe duke marrë një pamje të rrudhur.

Futja e thithkave brenda-Në rast se thithkat e gjoksit futen brenda, është një sinjal i qartë tumori.

Dhimbje dhe ndjeshmëri- Gjatë fazës fillestare të tumorit të gjirit, shumë rrallë ndodh që të manifestohet dhimbje kur preket gjiri. Megjithatë në rast dhimbje dhe ndjeshmërie mbi normalen, jo vetëm në ditët para ciklit, lind nevoja për kontroll.

Ndryshimi i përmasave të gjirit– Rritja anormale e qelizave tumorale, mund të shkaktojë ndryshime të përmasave të gjirit.

Humbje e papritur peshe- Femrat të cilat dobësohen në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, duhet të alarmohen. Prania e qelizave malinje dëmton aktivitetin metabolik të trupit, duke shkaktuar dobësi.




Skip to toolbar