Familja braktis Arben Lleshin/ Trupi në morg, familjarët pretendojnë se nuk është i afërm i tyre

AKTUALITET


Familjarët e Arben Lleshit, i cili u vra në fillim të dhjetorit në burgun e Peqinit, kanë ngritur dyshime se viktima nuk është i afërm i tyre. Ata kanë refuzuar që të tërheqin trupin nga morgu dhe ta varrosin, me pretendimin se viktima nuk ka lidhje me ta.

Për këtë arsye, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që të bëhet një krahasim i ADN me të motrës së tij. Në rast se familja do të refuzojë sërish, do t’i jepet leje bashkisë për të kryer procedurat e nevojshme.

“Për shkak se kanë refuzuar tërheqjen e trupit, prokuroria e Elbasanit është detyruar të bëjë një krahasim të ADN sepse familjarët pretendojnë se nuk është familjar i tyre. Kjo lëvizje ka detyruar prokurorinë që të bëjë një krahasim të ADN së viktimës me të motrës së tij nëse kemi të bëjmë me të njëjtin person. Në fillim do t’u kërkohet varrimi i Lleshit dhe më pas do të jepet një shkresë për bashkinë. Pritet përgjigja e ADN dhe më pas do t’i dërgohet një letër morgut për të vazhduar me procedurat për të varrosur trupin e Arben Lleshit.

Kujtojmë që Arben Lleshi u vra me armë zjarri nga 28 vjeçari Sokol Mjacaj në ambientet e burgut të Peqinit me 15 dhjetor të vitit të kaluar. Mjacaj pretendoi para togave të zeza se e kreu vrasjen për një konflikt që kishte pasur me të por prokuroria e Elbasanit ngre dyshime se vrasja është porositur nga persona të tjerë



Skip to toolbar