Fatos Klosi: Berisha shkoi në seli me mercenarë, por iku me bisht ndër shalë

Më të fundit


Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi, në një intervistë për Gazetën “Sot” ka komentuar protestën e së shtunës në selinë e PD, ku pati akte dhunë. Klosi shprehet se Berisha kishte shkuar me një qëllim të vetëm, atë të marrjes forcërisht të selisë.

Sipas tij, ish-kryeministri kishte marrë mercenarë me vete që të thyente dyert e selisë. Nga na tjetër Klosi e sheh protestën si dështimin final të Berishës.


Sipas tij, ai u largua me bisht ndër shalë, pasi i gjithë misioni i dështoi. Klosi shprehet i bindur se nuk ka për t’i shkuar më pas njeri që të tentojë të tjera akte dhune. Ndërkohë sa i takon ndërhyrjes së policisë, Klosi e sheh si veprimin duhur, pasi sipas tij, nëse nuk do ishte shpërndarë turma, mund të kishte dhe viktima brenda selisë.

-Zoti Klosi, ditën e shtunë pati një protestë para selisë së PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha tentoi të merrte forcërisht kreun e partisë. Si e patë ju atë tubim?

Protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetës së tij të të shtunën në selinë e Partisë Demokratike nuk ishte tubim, por sulm i hapur. Protesta janë ndryshe, ndërsa Sali Berisha di vetëm të sulmojë dhe dhunojë, kjo është e gjithë filozofia e tij. Sali Berisha dhe partitë në përgjithësi nuk protestojnë, si çdo subjekt politik dhe politikan proteston vetëm për të marrë pushtetin apo rrëzuar një forcë politike nga pushteti. Protestat bëhen nga sindikatat dhe qytetarë, ndërsa protesta së shtunës nga Saliu dhe mbështetësit e tij ishte një sulm i hapur për të marrë godinën e PD-së. Unë e kisha thënë dhe më herët për gazetën tuaj, që nuk kuptohet Berisha pa dhunë. Saliu gjithmonë ka qenë i dhunshëm dhe dhunën e a pasur bishtin e gjithë veprimtarisë së vetë politike.

-Berisha nuk arriti ta marrë selinë, ndërkohë që ndodhi e kundërta e asaj që ish-kryeministrit thoshte një ditë më parë. Ai fliste për revolucion paqësor.

Sali Berisha ndihet i frikësuar dhe kjo gjë u pa edhe këtë të shtunë, ku për të treguar se shiko unë nuk jam i dhunshëm, bënte thirrje për revolucion paqësor, për shkak se donte që kjo deklaratë të mbetej që nesër pas nesër nëse i thotë dikush apo drejtësia do t’i kërkonte llogari për dhunën, do t’iu thoshte shikoni që unë kam bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se Berisha është një politikan i dhunshëm dhe i pandreqshëm, që ka mbi supe shumë krime dhe afera. Berisha shkoi në selinë blu i përgatitur me mercenarë, pasi u shty edhe nga Luli që nuk po i lëshon pe dhe ai shkoj atje me qëllim për të shkatërruar dhe pushtuar godinën e Partisë Demokratike.

-Ka pasur shumë debate mbi ndërhyrjen e policisë. Ju si ish-punonjës i institucioneve të sigurisë, si e patë lëvizjen e forcave të rendit?

Unë mendoj se po të mos kishte hyrë policia, e cila hyri në çastin e duhur, situata do të ishte përshkallëzuar dhe mund të kishte pasur edhe viktima. Pse? Sepse të dyja palët goditën njëri-tjetrin me mjete dhunë, përveçse nuk u përdorën armët.

-A mund të themi se 8 janari ishte një dështim për Berishën? Protesta e parë u justifikua me argumentin se u bë shumë shpejt, ndërsa këtë herë nuk pati shumë pjesëmarrje, por dhe përveç thyerjes së dyerve e xhamave nuk ndodhi ndonjë gjë tjetër. Berisha sërish jashtë selisë është.

Sali Berisha dështoi me suksese dhe u tërhoq, pasi e pa që nuk do ta përmbushte misionin. Sali Berisha shkoi në selinë blu për ta marrë dhe e gënjente mendjen se do t’i vinte “zjarrin” godinës, pasi kishte shpresa se Policia e Shtetit nuk do të ndërhynte. Por kjo e fundit ndërhyri në momentin e duhur, duke ja hedhur në erë Berishës planin. Ata njerëzit që Saliu vendosi përpara nuk ishin njerëz normalë, ishin mercenarë, sepse një njeri normal nuk shkon e dhunon një godinë. Policia bëri mirë që ndërhyri dhe për sa kohë që brenda godinës së PD kishte deputetë dhe ishte kreu i Partisë Demokratik, ajo duhet të ndërhynte. Mos harroni faktin që Lulzim Basha mbrohet nga Garda e Republikës dhe kjo e fundit e ka detyrim me ligj që ta mbrojë. Garda doemos do ta ruante Lulin, pasi sulmi ndaj godinës së PD ishte një gjë e planifikuar me kohë nga Saliu. Sali Berisha dështoi me protestë. Berisha nuk është më ai i pari dhe nuk i shkon më njëri pas. Po ta shikon me kujdes, Berishës në manifestimin nuk i shkuan më shumë se 1 mijë deri në 2 mijë vetë. Plus që Saliun e braktisën edhe vetë demokratë, pasi ai kishte premtuar se do t’i shkonin 44 mijë demokratët që kishin shkarkuar Lulin me votë. Ky qe dështim i parë i Berishës dhe e dyta ndërhyrja e Policisë.

-Por ish-kryeministri ka deklaruar se do të organizojë një tjetër protestë, edhe pse nuk ka datë. Mendoni se do përsëritet e njëjta situatë?

Sali Berisha vërtet ka premtuar se do të rikthehet aty për të marrë godinën e PD, por nuk i shkon më njeri pas. Nuk është më Saliu i parë kur vriste e priste. Berishës nuk i shkon më njëri pas. Berisha dështoi dhe kishte premtuar se do ta merrte selinë blu. Kështu që Berisha tashmë është bërë i pabesueshëm edhe me të vetët. Sali Berisha iku të shtunën me bisht në shalë dhe i shpartalluar. Thirrjet që bën tashmë Berisha janë vetëm thirrje dhe askush nuk sakrifikon më për Sali Berishën. S’ka më budallenj që t’i shkojnë nga pas Berishës dhe të shkojnë në burg për atë. Kaq!




Skip to toolbar