Fatos Lubonja: A mund të rrëshqasim në diktaturë me masat e Covid19? Meta: Nuk duhet abuzuar dhe në këtë kohë. Veprimet janë të harmonizuara

AKTUALITET


Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se një nga shqetësimet e tij ka qenë ruajtja e ligjshmërisë dhe respektimi i Kushtetutës dhe në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

Përgjigjja e tij erdhi pasi analisti Fatos Lubonja e pyeti në “Real Story” në News24 për mundësinë për të rrëshqitur në diktaturë me masat e vendosur, duke kujtuar videon e kryeministrit Edi Rama.


Meta tha se në tërësi veprimet janë të harmonizuara.

Lubonja: Kemi parë një video të kryeministrit që ishte nga Algjeria dhe thoshte mos dilni se mund t’iu rrahin. Mund të rrëshqasim në diktaturë. Ka mekanizma që të kontrollohet që të transmetohet kujdes ndaj njerëzve e jo pranga e tmerr? Ka kontroll për zbatimin e masave që të ketë më tepër solidarizim me qytetarët se ata policët spanjollë shkonin me kitarë…

Meta: Një nga shqetësimet e mia më të mëdha si President i Republikës ka qenë ruajtja e ligjshmërisë dhe respektimi i kushtetutës dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme. Nuk duhet abuzuar dhe në këtë situatë për të shkelur ligjet. Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë dje nga pikëpamja kushtetuese besoj se veprimet janë në tërësi të harmonizuara dhe duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim. Natyrisht duhet që qytetarët tu binden udhëzimeve dhe kemi nevojë përn jë mesazh të unifikuar. Duhet që të kemi kujdes në këto momente delikate. Duhet pasur kujdes sidomos për moshën e tretë dhe për ata që janë më në nevojë.




Skip to toolbar