Favorizuan prerjen e pyjeve, Gjykata lë në burg 5 efektivë

AKTUALITET


Gjykata e Korcës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e komisariatit të Maliqit.

Gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo , Ardian Shepllo, Adrian Cekici,morën masën arres me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.

7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj duke nxjerrë te 7 efektivët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në keqpërdorim të atributeve qe u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.



Skip to toolbar