Menjëherë pas ngritjes së SPAK do të fillojë puna për ngritjen e BKH-së, Byroja Kombëtare e Hetimit që ndryshe njihet si “FBI”-ja shqiptare, pasi do të ketë të njëjtin rol, atë të hetimit të zyrtarëve të korruptuar apo të lidhur me krimin. Nisur nga kjo KLP ka njoftuar kriteret për të interesuarit që duan të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj strukturë, e cila do të përbëhet nga 60 hetues.
Byroja Kombëtare e Hetimit ose shkurt BKH do të drejtohet nga një Drejtor dhe ekipi i Hetuesve. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.
Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë dhe i gjithë procesi është i përcaktuar në Ligjin për SPAK-un.
Fillimisht kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, në përputhje me ligjin për SPAK-un.
Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëtejshëm të përzgjedhjes. Pra aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhe të arsyetimit logjik. Një testimi me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve. Ata do t’u nënshtrohen hetimit mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale. Më pas do t’i nënshtrohem procesit të intervistimit dhe testimit të gjendjes fizike e shëndetësore.
KLP ka njoftuar së shumë shpejt SPAK do të jetë funksional, duke përmbushur kështu një nga kushtet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë./realstory.al