Federata Angleze: FIFA na kërcënoi për shiritin “One Love”

Më të fundit


Detaje të reja dalin në lidhje me çështjen e shiritit “One Love” që FIFA ua ndaloi 7 skuadrave në fushën e lojës gjatë raundit të parë. Institucioni më i lartë i futbollit botëror kërcënoi se kapitenët që do ta mbanin do të ndëshkoheshin me karton të verdhë.

Administratori i deleguar i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bullingham, deklaron se janë kërcënuar drejtëpëdrejtë nga FIFA.

“FIFA ndërhyri ashpër ndaj nesh. E dinte që do të mbanim shiritin “One Love” sepse federata e kishte bërë të ditur muaj më parë dhe ne ishim gati të përballeshim edhe me gjobë por më pas rregullat ndryshuan në mënyrë të papritur.

5 arbitra erdhën dy orë ëprpara ndeshjes me Iranin dhe na thanë se do të merrnim karton të verdhë nëse kapiteni do të mbante shiritin. Ishte një kërcënim i vërtetë ndaj nesh”.  



Skip to toolbar