Festa e Bajramit, Meta thirrje politikës: Lërini interesat personale, uluni në dialog

AKTUALITET


Besimtarët myslimanë festojnë të dielën festën e Kurban Bajramit. Pjesë e urimeve është bërë edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili ka bërë edhe një thirrje për politikën shqiptare që të lërë mënjanë interesat personale dhe të mendojë për interesin e përbashkët kombëtar. Meta ka bërë thirrje për dialog për të kaluar krizën dhe të mundësojnë të ardhmen e Shqipërisë si gjithë Europa.

Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa! Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.”  shkruan Meta, i cili vlerëson këtë ditë të shenjtë si ditën e bashkimit të vlerave njerëzore dhe vërtetimit të harmonisë fetare që gëzon Shqipëria.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2423352034377722/?type=3&theater


Skip to toolbar