“Fikni telefonat dhe flisni me njëri-tjetrin”

AKTUALITET


“Fikni telefonat dhe flisni me njëri-tjetrin”. Ky ishte apeli që Papa Françesku, bëri në fjalimin e fundvitit duke iu lutur njerëzve që të ruanin komunikimin mes tyre dhe të hiqnin dorë nga celularët veçanërisht kur ulen në tryezë.

“Familja e Shenjtë, Jezusi, Jozefi dhe Maria, u lutën, punuan dhe komunikuan me njëri-tjetrin dhe unë pyes veten: a dini si të komunikoni në familjen tuaj apo jeni si ata fëmijë që bisedojnë në tryezë, secili me një celular? Në atë tryezë duket si heshtje. Ne duhet të rifillojmë komunikimin në familje. Është një thesar i çmuar: ai gjithmonë duhet të mbështetet dhe mbrohet”, u tha Papa besimtarëve.



Skip to toolbar