Social Demokratët e Finlandës fituan vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshmë të së dielës me 17.7% të votave, duke shmangur drejtimin e qeverisë nga esktremistët e djahtë, të cilët zhvilluan një axhendë kundër emigracionit në vend.
Social Demokratët morën 40 vende në parlament duke i dhënë të drejtën e kryesimit të qeverisë për herë të parë pas 16 viteve. Gjatë fushatës zgjedhore, drejtuesi i social demokratëve, pati deklaruar se do të ishte “shumë e veshtirë” të krijonte një koalicon me partinë e ekstremit të djahtë, por pas deklarimit të fitores ditën e dielë, ai nuk e përjashtoi bashkëpunimin duke ia lënë fjalën e fundit partisë së tij.
Finlanda zakonisht ka një qeveri të përbërë nga tre ose katër parti që krijojnë shumicën parlamentare prej 101 vendesh.
Ministria e Drejtësisë do të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve të mërkurën.