Kryeministri i vendit, Edi Rama, i sigi siguroi një mandat të katërt në krye të qeverisë ka ndarë momente nga fjalimi i mbajtur ditën e djeshme në Sheshin “Skënderbej”.
Kreu i Partisë Socialiste ka falenderuar sërish shqiptarët për besimin.
“Mirmëmëngjesi dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për priviligjen e këtij besimi ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.



Ditën e djeshme, Rama nga sheshi “Skënderbej” premtoi shkrimin e hisotirsë evropiane për Shqipërinë.
“Mandati që ne po mbyllim ishte më i forti qeverisës i një partie politike, ndërsa ky që sapo na kanë dhënë shqiptarët do të jetë politikisht sa ai i vitit 1992. Do të bëjmë të pamundurën që ta bëjmë edhe një mandat po aq historik duke mbyllur negociatat në 2027 dhe duke e vendosur karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE në vitin 2030”, u shpreh kryeministri.