Fjalimi i fortë i Jakup Krasniqit nga Haga: Kurrë s’kam trajtuar njeri siç më trajtuat mua

KOSOVA


Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale e Hagës ka bërë një fjalim me mesazhe të forta dhe plot bindje ka mbrojtur veten e tij, teksa akuzohet për krime lufte. Ai tha përpara togave të zeza se kurrë në jetë nuk ishte sjellë me njerëzit ashtu siç ishte trajtuar ai që prej momentit të arrestimit në 4 nëntor, e deri në sjelljen e tij në atë institucion të drejtësisë.

Ai tha se ishte një intelektual dhe se kurrë nuk do të kishte dëshirë që të ishte nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli.

Pyetje: Sot nuk është dita për të kundërshtuar apo pranuar akuzat, por thjesht nëse i keni kuptuar. A i kuptuat akuzat e përfshira në aktakuzë?

Krasniqi: Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Ju në aktakuzë po mundoheni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar.

“Cilësimi i prokurorit që ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët për mua që luftuam gjatë, nuk ka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, që i arritëm me SHBA BE NATO OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët clirimtare e shtet formuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale, ishte edhe është koka e saj në Beograd e mbështetsit e politikave të beogradit. Besoj shumë që këtë e di seicili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjec e jeton neë vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që vecohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut. Dua t’u them që: Kam qenë i dënuar nga regjimet e Jugosllavisë në 81 dhe 82 dhe më dënuan pse kam lexuar libra, pse e kam kundërshtuar atë regjim. Më shumë të drejtë kanë pas ata aje se sa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Atë që s’e mban guri e mban njeriu. Unë e populli im kanë mbajt shumë, s’kemi pas nevojë edhe për  këtë. Unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd dhe mëbshtetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. – tha Krasniqi.



Skip to toolbar