Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë Yan Sun, është shprehur kundër propozimeve të opozitës në vendin tonë, për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës. Sipas Yan Sun kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në ulje të çmimeve. Të njëjtin argument përdori edhe kryeministri Rama në emisionin OPEN për rritjen e çmimit të bukës:”Nuk është hera e parë që ndodh një rritje.
Në 8 vjet ka ndodhur tre herë rritje e çmimit të bukës. Furnizuesi më i madh i grurit është Rusia në Europë, e cila ka vendosur një taksë eksporti qe sjell rritje çmimi kudo dhe kjo nuk është diçka që ti mund ta ndalosh duke marrë masa nga lart poshtë. Edhe ulja e tvsh nuk ka sjellë në vende te tjera ndonjë rezultat në uljen e çmimit.”, u shpreh Rama
Ndërsa sot shefja e FMN-së, Yan Sun u shpreh: Ne e shohim tranzitore çështjen e rritjeve të çmimeve, shteti duhet të synojë ata që vuajnë më shumë nga rritja e çmimeve, ne jemi kundër subvencioneve me bazë të gjerë, pasi nuk janë të barabarta. Mbështetja e synuar për familje me të ardhura të ulëta, subvencionet m bazë të gjerë, mund të inkurajojnë përdorimin më shumë të energjisë. Ne si FMN jemi kundër ndryshimeve të përkohshme tatimore, ulja e TVSH nuk përkthehet në ulje të çmimeve, dhe iu jep përfitime atyre që nuk kanë nevojë për ndihmë fiskale.
Deklarata e FMN
Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020, aktiviteti ekonomik po ringrihet fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës, duke i hapur rrugë rimëkembjes ekonomike. Sfidat kryesore tani janë të dyfishta: Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës f iskale, për të ulur def içitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike. Me një tjetër mandat, qeveria është e mirë vendosur për të adresuar këto sfida dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve të interesuar të shoqërisë në funksion të këtij qëllimi. Konkretisht:
- Tani është koha për të miratuar një plan të besueshëm të rregullimit fiskal afatmesëm, mbështetur nga një Strategji e shëndoshë e të Ardhurave që duhet të ndërmerren në periudhën af atmesme. Ajo që nevojitet qe kjo strategji të jetë e suksesshme, është para së gjithash angazhim dhe udhëheqje e fortë politike. Në të njëjtën kohë, duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit f iskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë.
- Ndërsa politika fiskale mbështetëse të vijë duke u ulur, politika monetare duhet të vazhdojë të mbetet lehtësuese. Shtrëngimi i politikës monetare nevojitet vëtem nëse ka indicie të qarta se presionet inflacioniste po zgjerohen dhe janë të qëndrueshme. Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet e stabilitetit financiar, sepse ndikimi i goditjeve vazhdon të jetë prezent në sistemin bankar.
Më e rëndësishme, Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, të ulë dobësitë që burojnë nga korrupsioni, të rrisë konkurueshmërinë që të mbështesë realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të saj të zhvillimit afatgjatë.
Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj dy goditjeve të mëdha Pas një periudhe kontraktimi me 4 për qind në vitin 2020, ekonomia po ngrihet f uqishëm me rritje të parashikuar prej 7.8 për qind në vitin 2021, nxitur nga mbështetja e vazhdueshme e politikave monetare dhe fiskale, nga rindërtimi, pakësimi i kufizimeve të lëvizjes, prodhimi i lartë të energjisë elektrike f alë kushteve të f avorshme të motit në pjesën e parë të vitit, si dhe një sezoni turistik relativisht të mirë. Ne parashikojmë që rritja ekonomike do të normalizohet në 3.8 për qind në vitin 2022, duke reflektuar më pak mbështetje nga politikat fiskale dhe maturimit të ef ektit të rimëkembjes.
Norma e inflacionit është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, por inflacioni bazë deri tani ka mbetur i qëndrueshëm dhe presionet inf lacioniste të ulëta. Dalja e varianteve rezistente ndaj vaksinave në nivel global apo shpërthimeve të lokalizuara në Shqipëri, potencialisht kushteve më të shtrënguara globalef inancimi, si dhe rritja e çmimeve të energjisë në nivel global, përfaqësojnë rreziqe të mëdha në kahun rënës në perspektivën ekonomike. Një normalizim më i shpejtë nga pandemia përf aqëson një risk në kahun rritës.
Me forcimin e rimëkëmbjes, politika fiskale duhet të kthehet drejt konsolidimit që t’i bëjë ballë goditjeve të ardhshme dhe të ulë borxhin, duke plotësuar ndërkohë nevojat për zhvillim të Shqipërisë–të gjitha këto do të varen nga rritja e të ardhurave tatimore.
Ndërkohë që rritja e konsiderueshme e def icitit në vitin 2020 ishte e nevojshme për të zbutur ndikimin e goditjeve, politika f iskale në vitin 2021 është më ekspansioniste sesa nevojitet.
Pavarësisht një arkëtimi më të mirë në të ardhurat tatimore, defiçiti primar do të mbetet në nivelin e 4.6 për qind të PBB-së, i ngjashëm me atë në vitin 2020. Borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të rritet në pothuajse 80 për qind të PBB-së, në f und të vitit 2021, ndër më të lartit në rajon. Borxhi pritet të bjerë gradualisht, pasi masat mbështetëse dhe rindërtimi të përf undojnë dhe të respektohet rregulli fiskal i një bilanci primar fiskal të paktën zero duke filluar nga viti 2024, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit (LOB). Pa përpjekje të mëtejshme për rregullim f iskal, ne parashikojmë që borxhi të mbetet mbi normën 70 për qind të PBB-së në periudhën af atmesme. Nevojat bruto të f inancimit të qeverisë mbeten të larta në rreth 20 për qind të PBB-së në vit.
Bilanci i autoriteteve për të mbajtur nën kontroll defiçitin fiskal dhe për të ulur borxhin përpara goditjeve u ka krijuar atyre besueshmëri dhe hapësirë për politikat e ndjekura, duke i lejuar të reagojnë shpejt për të mbrojtur Shqipërinë nga ef ektet më të renda të goditjeve. Tani është thelbësore të përdoret rimëkëmbja ekonomike për të rikrijuar hapësirë për politikat fiskale. Një plan i besueshëm afatmesëm rregullimi—është më mirë të formulohet tani dhe të zbatohet duke filluar nga viti 2022—duhet të përcaktojë masa për të zvogëluar defiçitin primar në rreth 2 për qind të PBB-së në vitin 2022, si dhe të arrijë në mënyrë të qëndrueshme një balance primare pozitive prej rreth 1.5 për qind të PBB-së në vitin 2024.
Themeli i një rregullimi të tillë të fiskal të besueshëm duhet të jetë një Strategji e shëndetshme Af atmesme të Ardhurash (MTRS) që zgjeron bazën tatimore dhe të eleminon mundësitë për shmangie. Ne e mirëpresim planin e qeverisë për të f inalizuar dhe miratuar MTRS-në pas konsultimive publike dhe për të f illuar zbatimin e saj në f illim të vitit 2022. Angazhimi dhe udhëheqja politike si dhe mbështetja e gjerë e palëve të interesuara janë vendimtare për t’a kthyer këtë në sukses. Ne vazhdojmë të këshillojmë kundër amnistisë tatimore dhe përjashtimeve e incentivave tatimore ad hoc, të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me strategjinë af atgjatë të qeverisë për rritjen e të ardhurave tatimore. Ne shohim nevojën për krijimin e një njësie të dedikuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për politikat tatimore që të ketë burime dhe personelin e duhur.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të moderohen investimet publike tepër ambicioze të f inancuara nga burimet e brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duke pasur parasysh kapacitetin e dobët dhe ef ikasitetin e ulët. Hapësira fiskale e krijuar në këtë mënyrë duhet të përdoret pjesërisht për ofrimin e kujdesit shëndetësor—dhe veҫanërisht për vaksinimin, pasi një pjesë më e madhe e popullsisë duhet të vaksinohet—si dhe për të siguruar mbështetje për pjesën më në nevojë të shoqërisë, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
Në të ardhmen, pasi të forcohet qeverisja dhe të rritet ef ikasiteti i shpenzimeve publike, si dhe të përmbahen risqet fiskale, përfitimet nga reforma e të ardhurave tatimore mund të përdoren për të mbështetur nevojat e zhvillimit të Shqipërisë.
Ne besojmë se me një strategji të tillë, borxhi i qeverisë mund t ë kthehet afër 65 për qind të PBB-së deri në vitin 2026, që do të thotë se do të ketë përsëri hapësirë të mirë politike për të adresuar goditjet e reja që mund të kalojë vendi. Të ardhurat tatimore shtesë duhen ruajtur për uljen më të shpejtë të def içitit dhe borxhit. Nëse rimëkëmbja has në pengesa, mund të ndërmerren më shumë masa mbështetëse sesa ishte parashikuar.