Fondet për bujqësinë, Denaj: Shtesë në buxhet, tek fermerët do të përfitojnë 69 mijë aplikues

EKONOMI


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural, Anila Denaj nëpërmjet një konferencë për mediat sqaroi dhe fondin për bujqësinë pas rishpërndarjes së fundit të buxhetit.

500 milionë lekë do të jetë një shtesë sipas saj në fondin e bujqësisë dhe një pjesë e mirë do të jetë edhe në ndihmë të fermerëve.

“Kemi shtesë. Akti normativ siguroi një shtesë financimi për skemën kombëtare dhe komponentin e investimeve. Mjafton të themi që në tetor lançojmë këtë skemë për ndërtime të serave fermave blegtorale mekanikë bujqësore dhe mbrojtje ndaj breshrit dhe që ka krijuar humbje. Kemi menduar ta fusim këtë si pjesë të investimit ku granti është 50%. Të gjithë do të përfitojnë. Janë 71 mijë fermerë aplikues. Besoj që 69 mijë do të jenë përfitues”.



Skip to toolbar