Forcat e Armatosura, dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti

AKTUALITET


Forcat e Armatosura në shenjë solidarizimi kanë qenë pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit duke iu ofruar dhurata, lojëra e dashuri në këto ditë festive. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila me anë të postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë.

“Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira! Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë. Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës” shkruan Xhaçka.



Skip to toolbar