Një person u rrëmbye në Don Bosko?

AKTUALITET


Një telefonatë në sallën operative ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, sepse është raportuar se një person është rrëmbyer në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi që ka sinjalizuar policinë në telefon ka denoncuar faktin se ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku uniformat blu kanë nisur kërkimet në zonë.

Megjithatë dyshohet të ketë qenë një informacion i rremë për faktin se personi që ka denoncuar ka fikur telefonin, por edhe sepse deri më tani nuk ka asnjë familjar që ka bërë denoncim.


Kontrollet po shtrihen edhe në zonën e Autostradës Tiranë- Durrës, në Laprak dhe në zonën e Treshit. Disa persona në lokale dhe tregun e ‘Don Boskos’ janë pyetur në cilësinë e dëshmitarit, por mohojnë të kenë parë diçka të tillë. Po bëhen verifikime se kujt i përket numri celular që bëri denoncimin.




Skip to toolbar