Piloti i ‘Mercedes’ Valteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të kësaj javë në Formula 1 të zhvilluar në Japoni. 30-vjeçari nga Finlanda bëri një nisje të shkëlqyer të garës ku nga vendi i tretë arriti shpejt të dilte në krye, një pozicion të cilin e mbajti deri në fund. Kjo është hera e tretë që Bottas arrin të fitojë një Çmim të Madh për këtë sezon, çka i dha mundësinë skuderisë Mercedes për të siguruar titullin për konstruktor.
Ky është vitit i gjashtë radhazi që Mercedes triumfon radhazi, në të gjitha rastet me Ferrari-n ndjekës. Ndërkohë përsa i përket garës Sebastian Vettel u rendit i dyti, ndërsa në podium u ngjit edhe Lewis Hamilton, i cili nuk pati një strategji të qartë për garën. Piloti tjetër i Ferrarit Charles Leclerc u rendit në vendin e gjashtë.