Foto/ Fryhen lumenjtë, përmbytje në Elbasan, Rrogozhinë e Fushë Krujë

AKTUALITET


Moti i keq, erërat e forta dhe shirat e dendura që përfshinë Shqipërinë gjatë fundjavës kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit. Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Elbasan, ku përroi i Zaranikës ka dalë nga shtati dhe ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

Një situatë e tillë paraqitet edhe në Fushë Krujë ku lumi Ishëm ka përmbytur me dhjetëra hektarë në Mallkuç. Po ashtu, është përmbytur fshati Murqinë dhe mbi 30 banesa janë të rrethuara nga uji.


Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar, ndërsa niveli i ujit vijon të rritet, pasi reshjet vijojnë të bien.

Në Rrogozhinë shiu ka izoluar banorët e fshatit Gosë e Vogël, pasi e gjithë rruga që ata duhet të përshkruajnë për të dalë apo hyrë në fshat është nën pushtetin e uji. Problemi i përmbytjes së rrugës kryesore të fshatit ka ardhur si pasojë e përplasjes në qendër të tij të tre përrenjve.




Skip to toolbar