FOTO/ Ky është vendi ku fëmijët varrosën babain pasi e vranë

AKTUALITET


ABC News ka siguruar foton e vendit ku ishte groposur 50 vjeçari Pëllumb Meta, i cili u vra nga familjarët brenda banesës së tij. Për këtë ngjarje të rëndë janë vënë në pranga tre fëmijët e tij, 24 vjeçari Hysen Meta, i cili ka qëlluar ndaj të atit dhe dy fëmijët e tjerë Amarildo Meta 22 vjeç dhe Hygerta Meta 19 vjeç.

Policia e Durrësit tha në një deklaratë për mediat në krim mori pjesë edhe 19 vjeçarja ndërsa 22 vjeçari i ka ndihmuar për të fshehur dhe groposur kufomën e të atit në kasollën e bagëtive. Ndërkohë, nën hetim është vënë edhe bashkëshortja e viktimës për veprime që kanë penguar zbardhjen e krimit./abcnews.al



Skip to toolbar