Deputeti Agron Çela ka lënë Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Një foto e Agron Çelës me drejtuesen politike të PS në Shkodër, Elisa Spiropalin dhe Benet Becin është shpërndarë orët e fundit, por vetë ata nuk e kanë publikuar në rrjetet sociale.
Në foto shihet edhe Edmond Ndou, i cili i është bashkuar PS, pasi ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër.
Pra, jo vetëm Çelën, por Ilir Meta humbet edhe kryetarin e partisë në Shkodër.