FOTO + VIDEO: Enrique Inglesias ndez Tiranën, bën simbolin e shqiponjës dhe flet shqip

AKTUALITET


Enrique Inglesias ka elektrizuar sheshin “Skënderbej”  mbrëmjen e së premtes.

Ky është koncerti i parë që këngëtari latin me famë botërore ka bërë në Shqipëri.


Ai performoi disa nga hitet e tij më të mëdha si “Subeme la radio”, “Bailando”, “Hero” dhe “Si te vas”.

Ndërkohë Enrique Inglesias ka bërë dhe simbolin e shqiponjës gjatë performancës së tij në sheshin Skënderbej.

Ndërkohë iu është drejtuar fansave shqiptarë duke u thënë “Gëzuar”, teksa piu një pije alkoolike.




Skip to toolbar