Beni nga Kosova pushton ‘Time Square’

AKTUALITET


Fotografitë e Benit nga Kosova kanë pushtuar ekranin gjigand të “Times Square” në New York.

Shoqata Ndërkombëtare e Sindromës Down ka përzgjedhur foton e pesëvjeçarit Beni Godeni në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të saj në kuadër të fushatës sensibilizuese për këta fëmijë.

Beni Godeni  është me Sindromën Down dhe është shfaqur bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me Sindromën Down dhe ata me autizëm.

Mediat kosovare shkruajnë se nëna e Benit, Gresa ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocionues,  ku fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në New York.



Skip to toolbar