FOTOLAJM/ Me kalë, pro Ilir Metës. Opozita organizon protestë në disa segmente

AKTUALITET


Me veshje kombëtare, hipur mbi një kalë, është kjo mënyra që ka zgjedhur të protestojë një prej qytetarëve në Milot.

Opozita thirri një tjetër protestë pas arrestimit të Ilir Metës, pak ditë më parë.

Opozita ka nisur protestën në 6 udhëkryqe të vendit. E njoftuar në 17:00, deputetët e opozitës kanë nisur bllokimin e akseve të njoftuara prej tyre më herët.

Opozita ka njoftuar mbajtjen e protestës në 17:00, por ndryshe nga më parë, ajo do të shtrihet në akset kryesore të vendit, si: Segmenti “Casa Italia – Sheshi Shqiponja, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Bradashesh, Rrethrrotullimi Rrogozhinë, Rrethrrotullimi Levan. Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, prej mbrëmjes së të mërkurës, ka shpërndarë planin e masave, për protestën bllokues të thirru nga opozita, rreth orës 17 të së martës. Në këtë plan masa, policia e Shtetit, ka përcaktuar se në të 6 pikat ku do të mblidhen protestuesit e opozitës, të jenë të pranishëm nga 300 efektivë të forcave të rendit. Ndërkohë në ndihmë të tyre do të jenë, reparti i Frocave të Sigurisë Kombëtare, si dhe Repartet “Shqiponja” nga i gjithë vendi.



Skip to toolbar