Franca bllokon, Berisha e falënderon

AKTUALITET


Franca është e vetmja që nuk pranon çeljen e negociatave për Shqipërinë. Por ish kryeministri Berisha shkruan në rrjet “një falënderim për presidentin Macron!”. E rëndësishme për Berishën është fakti se Macron “damkosi politikën e Edvin Mafias”, megjithëse presidenti Francez u shpreh qartë të mërkurën se fajin për mos çeljen e negociatave e ka BE që duhet të reformohet brenda saj dhe jo qeveria shqiptare.

“Një falënderim për presidentin Macron! Ai damkosi dje politikën e Çubrolloviçit që Edvin Mafia ndjek në Shqipëri. Unë dua të falënderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht për shqetësime të vendit te tij vuri gishtin në njërën nga plagët më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijëra e mijëra shqiptarëve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij çka përbën një problem vërtet serioz për Francën por që në të vërtet përbën një fatkeqësi shumë herë më të madhe për Shqipërinë, përbën një hemoragji të tmerrshme shpërbërëse kombëtare, largimin masiv të Rinisë dhe vdekjen graduale të të ardhmes së kombit tonë”, shkruan Berisha. Sipas tij fakti se Macron nuk pranon çeljen e negociatave është rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë dhe për këtë përgjegjës, sipas Berishës, është Rama.

“Spastrimi masiv etnik i shqiptarëve ka në bazë zbatimin pikë për pikë të doktrinës së Vaso Çubrlloviçit nga Zografi Bis në Shqipëri, politikat shpresëvrasëse që kanë si qëllim përzënien e shqiptareve në tërësi dhe te rinjve ne veçanti nga Shqiperia.

Miq, një vit më parë kushti specifik, përveç atyre te Bundestagut që vuri Franca dhe te gjitha vendet anëtare te BE, ishte ulja e numrit të azilkërkuesve. Sot pas një viti jo vetëm nuk është plotesuar asnjë kusht nga ato te Bundestagut por përkundrazi, per shkak te përkeqësimit te gjendjes janë shtuar dy, defacto tre kushte tjera. Ndërsa numri i azilkerkuesve nga Shqipëria në France është rritur me 25%. Pikërisht per kete arsye Presidenti Macron damkosi dje botërisht politiken e shpopullimit te Shqipërisë nga Zografi Bis”, shkruan Berisha.

Një ditë më herët, presidenti francez tha në një konferencë për shtyp se BE ka nevojë të reformohet para se të hapë negociatat. Ai vlerësoi progresin e shënuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe përmbushjen e kushteve nga këto dy shtete, por tha se BE ka  nevojë të reflektojë. Ai kërkoi ndjesë duke thënë se faji është i gjithi i BE-së./realstory.al

Nje falenderim per presidentin Macron! Ai damkosi dje politiken e Çubrolloviçit qe Edvin Mafia ndjek ne ShqiperiMiq,…

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 17. Oktober 2019


Skip to toolbar